E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPPT: Tuneli i Thirrës në segmentin Rrëshen-Kalimash, hapet ditën e premte Tuneli i Thirrës në segmentin Rrëshen-Kalimash

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njoftoi sot të gjithë përdoruesit e Autostradës Durrës-Morinë, se më datë 21.05.2010, Galeria Jugore e tunelit të Thirrës, në segmentin Rrëshen –Kalimash, vihet përfundimisht në shfrytëzim të trafikut publik. Në një njoftim për shtyp të ministrisë thuhet se të gjitha punimet për strukturën mbështetëse të Galerisë Jugor të tunelit të Thirrës kanë përfunduar. “Punimet elektromekanike dhe të sistemeve të kontrollit të trafikut janë instaluar dhe integruar plotësisht në një sistem të kontrollit qendror që përfshin: 26 ventilator të mëdhenj ajrimi; më shumë se 70 kamera ÇTV; sinjalistikën e mesazheve variabël elektronik; një sistem kundër zjarrit në të gjithë tunelin; lokalizimin në mënyrë automatike të tymit dhe gazrave dhe zbulimin e incidentit; një sistem telefonik në rast emergjence; komunikimin me radio; si dhe ndriçimin normal dhe atë të sigurisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Puënëve Publike dhe Transportit. Më tej thuhet se, tuneli i Thirrës u mbyll me qëllim që ti’ mundësohej kompanisë ndërtuese të përfundonte instalimin e këtyre pajisjeve elektromekani si dhe për të sistemuar presionin e krijuar nga një shtresë gjeologjike jo e qëndrueshme në një segment të vogël të tunelit. Duke filluar nga ora 10:00 e ditës së premte, tuneli i Thirrës do të jetë i hapur për trafikun, duke bërë të mundur tranzitimin në të gjithë segmentin Rrëshen-Kalimash

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›