E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, dy në pranga për vrasjen e 66-vjeçarit

Burime nga policia e Fierit bëjnë të ditur se janë arrestuar autorët e vrasjes së 66-vjeçarit Hamet Feleqi. Të arrestuarit janë dy vëllezërit Sami dhe Mustafa Feleqi përkatësisht 19 dhe 21 vjeç të cilët akuzohen se kanë vrarë për hakmarrje 66-vjeçarin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 15 tetor të këtij vitit në fshatin Ngjeqar, në vendin e quajtur Moçalet ku dy të arrestuarit dyshohen se kanë vrarë me mjete të forta, Hamet Feleqin, i cili ishte duke punuar tek tokat e tij.

Materialet në ngarkim të të dy të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›