Zhduket peshkatari, nisin kërkimet
Moskthimi nga peshkimi i një 70-vjeçari nga Himara ka shkaktuar shqetësim tek familjarët, të cilët kanë lajmëruar policinë mëngjesin e sotëm.
Sokrat Duka, 70 vjeç, punëtor i vaskave të peshkimit në Porto Palermo, është nisur për peshkim një natë më parë dhe nuk është kthyer në shtëpi si zakonisht. Për 70-vjeçarin kanë nisur menjëherë kërkimet. / A. Peçi