E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohet vrasja e djalit të Gedafit

Khamis Gedafi

Është konfirmuar vrasja e Khamis Gedafit, djali të liderit të përmbysur libian Muamer Gedafi. Një ndër stacionet televizive në Siri, mbështetës i Muamer Gedafin, ka konfirmuar sot se djali i liderit të përmbysur, Khamis, është vrarë gjatë luftimeve në pjesën jugore të kryeqytetit Tripoli.

Sipas rrjetit televiziv Khamisi dhe Mohamed Abdullah al-Senousi, shefi i inteligjencës së Gedafit, ishin vrarë gjatë luftimeve më 29 gusht nga rebelët në Libi. Khamisi kishte drejtuar një njësi elite ushtarake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›