Kosovë, KFOR-i shtyn heqjen e barrikadave
KFOR-i shtyu afatin e largimit të barrikadave, duke i`u dhënë edhe mundësi tjetër serbëve, lajmin e bënë të ditur mediat kosovare.
Sipas tyre komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Dreës shtyu kohën e dërgimit të trupave në pikat kufitare deri të martën, duke u dhënë më shumë kohë qytetarëve të veriut të Kosovës në largimin e barrikadave në rrugë.
Ndërkohë që përfaqësuesit e komunave të Leposaviçit, Mitrovicës veriore, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë kërkuar më shumë kohë dhe komandanti i KFOR-it ka vendosur tu ofrojë një ditë shtesë.
Komandanti i KFOR-it ka vlerësuar vullnetin e tyre për të hapur rrugët për furnizimin e trupave të KFOR-it në Portën 1 (Jarinje), Pikën 31 (Bernjak) dhe Kampin Nothing Hill.