E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, ekzekutohet në pritë inxhinieri i naftës

FIER-  Një 62-vjeçar nga qyteti i Fierit, me profesion inxhinier nafte është ekzekutuar me armë zjarri në orët e vona të ditës së djeshme, ndërsa djali i tij ka mbetur i plagosur rëndë në këtë atentat.

Sipas policisë, "62-vjeçari Kol Veshi ka mbetur i vdekur në vend në një atentat me armë ndaj tij nga një person ende i paidentifikuar, ndërsa djali i tij, Veni Veshi, 25-vjeç, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital". Ngjarja ka ndodhur në orën 22:00 të ditës së mërkurë në një nga rrugicat e lagjes "8 shkurti" të qytetit të Fierit.

Burime të policisë në vendin e ngjarjes konfirmuan se ekzekutimi i inxhinierit të naftës është bërë me tre plumba, ndërkohë që djali i tij ka marr vetëm një plumb në trup. "At e bir po ktheheshin në shtëpi. Personi që kishte dal me armë në pritë, ka pritur momentin që djali po kthehej pranë babait nga një kioskë pranë ku bleu diçka. Në këtë moment, atentatori ka qëlluar me armë zjarri, ku tre plumba kanë sjellë vdekjen e 62-vjeçarit.

Pas ngjarjes, policia ka ngritur postblloqe të shumta në hyrjet e daljet e qytetit ndërkohë që një ambulancë ka marrë djalin e plagosur dhe e ka dërguar në spitalin e qytetit ku po i jepet ndihma mjekësore. Burime të rezervuara të policisë konfirmojnë si një nga pistat e hetimit, dyshimin se objekt i atentatit me armë ka qenë 25-vjeçari. Por ndërhyrja e të atit për të shpëtuar djalin, ka bërë që vetë ai të jetë viktima. Deri në mesnatë, policia nuk ka mundur të identifikoj dhe arrestojë ekzekutorin.
(s.g/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Fier, ekzekutohet në pritë inxhinieri i naftës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›