Olldashi: Unaza e Madhe, për 12 muaj mbaron
TIRANE-Unaza e Madhe do të jetë funksionale brenda 12 muajsh. Kështu u shpreh Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi gjatë inpektimit që i bëri sot punimeve.
Sipas Ministrit, ky segmetn pritet te lehtësoje ndjeshëm problemin e trafikut në kryeqytet.
Olldashi theksoi se Kopshti Botanik gjatë tërë kësaj kohe do të jetë funksional dhe në përfundim të punimeve do të jetë në harmoni të plotë me Unazën që do i kalojë pranë.
Ministri i transporteve, Olldashi ka bërë të ditur gjithashtu se është zgjidhur problemi i shpronësimeve, ku në dispozicion të qytetarëve që preken nga ndërtimi i këtij projekti do të vihet një shumë prej 400 milionë lekësh.
Ndërkaq, përsa i takon Unazës së Madhe të kryeqytetit, sipas projektit të Bashkisë, ajo do të kalojë në dy segmente kryesore. Segmenti i parë do të ketë trajektoren “Babru – Bregu i Lumit – Kthesa e Kazmës”. Ky segment do të ketë një shtrirje prej 6.5 kilometrash, me 8 korsi, ku do të përfshihet edhe një korsi e veçantë për mjetet e transportit publik dhe të emergjencës. Ndërsa segmenti i dytë i Unazës, ndërtimi i të cilës ka filluar në mars të këtij viti, ka një gjatësi prej 5,228 kilometra dhe është projektuar të kalojë në zonën e Selitës, pranë Kopshtit Botanik dhe Zoologjik, në kodrat mbrapa Parkut të Madh të Tiranës, në kodrat e Saukut dhe lidhet me rrugën e Elbasanit pranë Akademisë së Rendit Publik.
Në pjesën e parë të saj, në zonën e Selitës deri tek Parku i Madh, rruga përshkon një zonë urbane me dendësi ndërtimesh, të cilat kryesisht janë të ulëta dhe në një zonë me mungesa në infrastrukturën nëntokësore. Pjesa tjetër e Unazës së Madhe kalon në zonën kodrinore mbi kodrat e Liqenit Artificial dhe kodrat e Saukut.
Nga studimet e kryera, rruga e re parashikohet që të përballojë një trafik me mbi 20 mijë makina në ditë, që në momentin e parë të funksionimit të saj dhe duke llogaritur rritjen e vazhdueshme të trafikut, kjo rrugë parashikohet që në vitin 2013 të përballojë një trafik prej 38 mijë makinash në ditë.
Pritet që Unaza e Madhe e Tiranës të jetë nyja e pikënisjes së autostradës së re Tiranë-Elbasan, e cila më pas do të vijoi në Lundër, Mullet, Ibë, duke përshkuar Kërrabën me anë të një tuneli prej mëse 2 kilometrash e duke dalë në anën tjetër në Luginën e Bradasheshit
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Olldashi: Unaza e Madhe, për 12 muaj mbaron