E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria rrit shkëmbimet tregtare me rajonin, Naço: Bilanci i tregtisë, ende negative

TIRANË- Shqipëria zgjeron hartën e shkëmbimeve tregtare, duke rritur import-eksportet me vendet e rajonit. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naco duke prezantuar prioritetet e marrëveshjes së tregtisë së lirë me rajonin, Cefta ka deklaruar se eksportet drejt këtyre vendeve janë rritur gjatë vitit që lamë pas me 22.7 për qind.

Por; bilnaci tregtar me vendet e rajonit mbetet negativ, pavarësisht sinjaleve pozitive për rritje të shkëmbimeve tregtare. Tregtia me vendet CEFTA përbën sot rreth 10 për qind të tregtisë totale të Shqipërisë, ndërkohë që rreth 68 për qind e shkëmbimeve tregtare realizohen me vendet e Bashkimit Europian.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›