Kosovë, Topalli: 17 shkurti i rëndësishëm sa 28 nëntori i 1912
PRISHTINË- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli mori sot pjesë në pritjen që presidentja e Kosovës Atifete jahjaga oraganizoi me rastin e 4 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Duke folur për këtë festë, kryeparlamentarja Topalli tha se “17 shkurti i vitit 2008 është datë e rëndësishme e popullit shqiptar pothuajse sa 28 nëntori i vitit 1912”.
Duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë pritje, presidentja Atifte Jahjaja, ndër të tjera tha:
“Po shënojmë në këtë përvjetor, ngritjen dhe forcimin e miqësisë me të gjithë ata që e ndihmuan lindjen e shtetit të ri të Kosovës dhe që e hapën rrugën e perspektivës së re drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatshme”,- theksoi Jahjaga.
(el.me/BalkanWeb)