E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, gjendet e mbytur në kanal vajza dy vjeçe

Edmond Hoxhaj

Kërkimet

Ashtu si edhe dyshohej, 2-vjeçarja që rezultoi e zhdukur pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Lushnjë-Fier, pranë rreth-rrotullimit të Kolonjës, u gjet e mbytur në ujërat e hidrovorit të Beratit. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, të cilat sqaruan se turpi i pajetë i vogëlushes është gjetur dje në mëngjes, rreth 13 kilometra larg vendit ku ndodhi aksidenti. Nga burimet mësohet se ka qenë një peshkatar ai i cili ka pikasur kufomën dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kufoma i përkiste pikërisht 2-vjeçares B.A. Policia ka kryer arrestimin në flagrance të 56-vjeçarit Mikail Dhano, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. Në makinën që ra në kanal ndodheshin edhe bashkëshortët Besmir e Arimarda Asllani, me vajzën 2-vjeçare. Çifti Asllani, ashtu si drejtuesi i mjetit, rezulton të kenë qenë të dehur. E. H.

Fier, gjendet e mbytur në kanal vajza dy vjeçe burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›