Basha në Budapest, marrveshje për bashkëpunim kulturor
Budapest- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka udhëtuar drejt Budapestit ku ka zhvilluar një vizitë zyrtare me homologun e tij, Istvan Tarlos.
Sipas kryetarit Basha gjatë këtij takimi është biseduar për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe është rënë dakort për një bashkëpunim në fushën e cultures dhe atë ekonomik.
Takimi me Kryetarin e Bashkisë së Budapestit ishte një rast shumë i mirë për të forcuar marrëdheniet mes dy qyteteve tona. Kemi nënshkruar një marrëveshje me anë të së cilës angazhohemi për Ditët e Budapestit në Tiranë në shtator dhe së bashku do të organizojmë edhe Javën e Tiranës këtu në Budapest, duke marrë shkas edhe nga 100 vjetori i Pavarësisë. Kemi folur konkretisht për projekte të tilla si ato të transportit publik, ku Budapesti është qyteti me përvojën më të gjatë në kontinent në operimin e transportit publik në veçanti të Tramit, përvojë të cilën ne kërkojmë ta shfrytëzojmë në planet tona për vendosjen e linjave të tramit dhe investimit të linjave të tramit në Tiranë, tha Basha.
Ndërsa kryebashkiaku i Budapestit Istvan Tarlos është shprehur se bashkëpunimi kulturor është një arritje e madhe sepse kultura është shumë e rëndësishme për shoqërinë.
Bashkëpunimi nuk do të jetë vetem teknik, por edhe kulturor. Mendoj se kultura është shumë e rëndësishme që qytetarët tanë të njihen sa më mirë me njëri-tjetrin duke i hapur rrugë kështu edhe zhvillimit të biznesit dhe turizmit. Jam i bindur që ky takim është vetem fillimi i një bashkëpunimi të thellë midis dy bashkive dhe qyteteve tona, tha Tarlos.
Shkrime të tjera me interes:
- Gray-Basha: Eksperienca e Uashingtonit, e vlefshme për Tiranën metropolitane Uashington- Bashkia e Tiranës do të ketë mbështetjen e homologes...
- Basha në SHBA, siguron mbështetje ekonomike për tramin Washington- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha gjatë vizitës...
- Prioritet qytetarin, Basha: Bashkëpunim i ngushtë me këto minibashki Tiranë- Bashkëpunim më të ngushtë do të ketë mes Bashkisë...