E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, helmohen 160 dasmorë: E kemi nga mishi që konsumuam

FIER- Rreth 160 dasmorë janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim në një ceremoni martesore në fshatin Cakran të Fierit.
Ne dasem moren pjese 250 persona, ku te helmuar rezultuan 160 mes tyre 17 femije, ku 7 jane te shtruar ende ne pediatri.

Një ditë pas ahengut ( është mbyllur në orët e para të mëngjesit të së hënës), dasmorët, burra, gra, të rinj dhe fëmijë kanë ndier shqetësime shëndetësore. Disa prej tyre janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore të Cakranit, ndërkohë që shumica kanë shkuar për vizitë në Spitalin Rajonal të Fierit. Shtimi i fluksit të pacientëve nga ora në orë ka vënë në vështirësi mjekët dhe infermierët e këtij institucioni shëndetësor. Drejtues të këtij spitali dje pohuan se deri në orët e vona të mbrëmjes janë paraqitur me simtoma helmimi dhe kanë marrë mjekim 90 persona.
Pjesa më e madhe e tyre pas mjekimit janë kthyer në shtëpi, ndëra 30 janë shtruar në spital. Dyndja e menjëhershme e një numri kaq të madh pacientësh ka “boshatisur” Spitalin e Fierit nga serumi. Mjekët e repartit të urgjencës në këtë spital thanë se gjatë ditës së djeshme është konsumuar serumi sa për një një javë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërkohë që vetë dasmorët anë rrëfyer se helmimi i tyre ka ndodhur për shkak të mishit.

(d.b/e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›