E Shtunë, 31 Tetor 2026

''NBC'': Sulme të mundshme treditore kundër regjimit të Assadit

NJU JORK - Një seri sulmesh të kufizuara ndaj Sirisë në kuadër të një kundërpërgjigjieje për përdorimin e armëve kimike mund të fillojnë "duke nisur që nga e enjtja" dhe besohet të kenë një fashë kohore të paktën treditore, deklaroi për rrjetin informativ amerikan ''NBC'' një burim i administratës Obama.

"Sulme tre ditore, të kufizuara dhe të mirëshënjestruara kundër objektivave dhe që kanë synim të përcjellin një mesazh të qartë për regjimin e Damaskut'', deklaroi burimi.

Indikacionet mbi kalendarin kohor të veprimeve ushtarake kanë mbërritur pak më parë pas një serie të re telefonatash diplomatike të presidentit amerikan, Barack Obama me kryeministrin australian, Kevin Rudd dhe presidentin francez, Francois Hollande.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›