Fier, hidhet nga kati i tetë 30-vjeçari

Një person i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i tetë i një pallati në qytetin e Fierit.
30-vjeçari, Gerti Peshku është hedhur nga lartësia e godinës, duke rënë mbi një automjet, që kalonte rastësisht në zonën e Zogut të Zi në Fier.
Pë pasojë 30-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e vërteta.