Malaj: S'do kandidoj për deputet në Kukës
TIRANE-Deputeti socialist Arben Malaj la të kuptohet dje, se nuk ka ndërmend të konkurrojë si deputet në qarkun e Kukësit. Në përgjigje të pyetjeve të miqve të tij në Facebook, Malaj është shprehur se "potencialet e talentuara që këto zona kanë, do duhet të jenë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë".
Malaj sqaron se ky qëndrim i tij, "nuk bëhet për të 'qetësuar' kandidatët potencialë për deputetë të Qarkut të Kukësit, por për të nxitur sa më shumë socialistët për të pasur mundësi konkrete promovimi". Ndërkaq, në lidhje me debatet e fundit, pas delegimeve në zona të ndryshme të anëtarëve të kryesisë, Malaj tha se "nuk mirëkuptoj asnjë që nxiton të tensionojë debatet në PS, duke kërcënuar me masa përjashtuese.
Ky është një shërbim i keq, që edhe pse mund të ofrohet në mënyrë 'vullnetare', vetëm e dëmton PS-në". I pyetur nëse do e braktisë Vlorën, ai shprehet se "në sistemin e ri elektoral, s'ka një zonë të caktuar elektorale, por një qark elektoral. Ndjehem thellësisht i vlerësuar dhe njëkohësisht shumë i detyruar, që përfaqësoj Qarkun e Vlorës".
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)