E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet një i vdekur me plagë cifteje pas koke. Policia: Është vetëvrarë

TIRANË-Forcat e policisë janë njoftuar për gjetjen e trupit të pajetë të një 42-vjeçari, i cili u identifikua si Fatbardh Mahmut Allushi. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje në fshatin Shtish të Tufinës rreth orës 13:20.

Sipas hetimeve të uniformave blu bëhet me dije se viktima është gjetur me një armë gjahu të markës “Brenda”, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia ka ngritur dyshimet se 42-vjeçari është vetëflijuar pas ndonjë gjendje të mundshme depresive. Ndërkohë që nga akt-ekspertiza rezulton se viktima është qëlluar në pjesën e pasme të kokës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›