Vala e të ftohtit në Evropë deri në fund të Shkurtit
BERLIN - Sipas meteorologëve, vala e të ftohtit në Evropë do të vazhdojë deri në fund të muajit shkurt pasi vazhdojnë ende rekordet e veçanta lidhur me të ftohtin, i cili vetëm gjatë dy javëve të fundit ka shkaktuar rreth 500 të vdekur në të gjithë kontinentin, veçanërisht në lindje të tij.
Në Francë është regjistruar rekord historik në shpenzimin e energjisë elektrike.
Mësohet se dje, deri në orën 19:00 qytetarët francezë kishin shpenzuar 101 700 megavatë energji elektrike. Nevojat për gaz natyral gjithashtu ishin në nivele rekord.
Gjermania, që vendosi të hiqte dorë nga energjia bërthamore deri në vitin 2022, duhej për herë të parë të vinte në punë reaktorë që janë çkyçur nga rrjeti.
Në Itali, viktimat e të ftohtit janë më të shumtat në gjithë Evropën Perëndimore, rreth 40. Bëhet fjalë për viktima nga të ftohtit, por edhe nga fatkeqësitë për shkak të kushteve të këqija.
(d.b/BalkanWeb)