E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, hiqen flamujt e PD-së nga vendet publike

Policia bashkiake në Fier ka ndërmarrë sot një aksion për heqjen e flamujve dhe posterave elektoral të Partisë Demokratike nga vendet publike.

Ky aksion është ndërmarrë nga policia bashkiake pasi kjo forcë politike ka zbatuar marrëveshjen mes dy forcave politike për të mos vendosur flamuj në vendet publike.
 

Sipas kësaj marrëveshjeje të dy forcat politike kanë rënë dakort të mos vendosin flamuj dhe postera në vendet publike por vetëm në shtabet elektorale të partive politike.

Gjithashtu të dyja kahet kanë rënë dakort që flamujt të vendosen vetëm kur ka mitingje dhe më pas ato duhet të hiqen por kjo marrëveshje duket se nuk është zbatuar nga koalicioni “aleanca për qytetarin” e cila pas përfundimit të mitingut nuk i ka hequr flamujt nga vendet publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›