E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefan Fule Duhet ti jepet fund retorikes politike qe nxit dhunen

Komisioneri Europian per Zgjerimin Partite te mos ndalojne mediat te ndjekin fushaten

Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule kerkoi dje ti jepet fund retorikes politike qe prodhon tension dhe dhune gjate fushates elektorale. Ne nje interviste per Top Channel Fule tha se zgjedhjet duhet te garantojne transparence. Ndersa lidhur me mbulimin mediatik komisioneri kerkoi qe mediat te mos pengohen te ndjekin takimet e kandidateve. Komisioneri Fule i cili gjate vizites ne Tirane leshoi ultimatumin per dhenien fund te krizes dje deklaroi nga Brukseli se zgjedhjet duhet te jene ne perputhje.

Me te gjitha standardet nderkombetare. Zoti Fule dje ka permendur edhe fjalen transparence dhe ka kerkuar nga palet qe te kene mirebesim per procesin zgjedhor.

Komisioner jemi perpara zgjedhjeve lokale si e vleresoni klimen politike parazgjedhore

Komplekse. Te gjithe e njohim situaten ne Shqiperi ku ngerci vijon prej kohesh ku qeveria dhe opozita nuk kane gjetur ende menyren sesi te komunikojne ndaj zgjedhjet lokale jane nje mundesi per nje fillim te ri. Por ajo qe duhet te garantohet eshte qe zgjedhjet te jene te lira te ndershme e demokratike. Zgjedhjet duhet te jene ne perputhje me parimet europiane e nderkombetare te kete transparence dhe besim si dhe te ekzistoje mjedisi i duhur dhe i mire perpara mbajtjes se zgjedhjeve ne menyre qe atmosfera parazgjedhore dhe fushata te mos behet peng e retorikave te pafavorshme.

Meqe ra fjala pervec retorikave a jeni te shqetesuar nga ky mjedis i dhunshem parazgjedhor ne Shqiperi

Dhe kjo eshte fiks ajo qe nisa te thosha se na duhet qe te ekzistoje mirebesimi. Mirebesim jo vetem rreth partive politike por sidomos ndaj atyre qe do te shkojne per te votuar. Duhet te krijojme kushtet per transparence e ky proces te jete sa me gjitheperfshires qe te jete e mundur. Ndaj retorika agresive nuk ndihmon per kete.

Komisioner a jeni te informuar se partite politike ne Shqiperi kane kamera e studio montazhi ne te dy kampet dhe se transmetojne me pas takime te montuara elektorale cfare nuk lejon mbulimin transparent dhe informimin e duhur ndaj publikut mbi takimet elektorale

Mendoj se ketu ka dy gjera. Se pari u takon partive politike e institucioneve qe te kene mundesite e tyre per te mbuluar takimet e tyre e keshtu me radhe por ne te njejten kohe dhe kjo eshte ceshtja e dyte liria e medias duhet te zbatohet ne menyre te gjithanshme. Nuk mund te perzgjidhen vetem disa aktivitete ku ju te lejoheni qe ti mbuloni e ne te tjerat ju te limitoheni. Liria e medias ishte vecanerisht kryefjale e presidentit Barroso kur ai vizitoi javen e kaluar rajonin. Kjo sepse ne po perballemi me nje sere veshtiresish mbi lirine e medias sidomos ne Ballkan por edhe ne Turqi. Per kete arsye po organizojme dhe konferencen e larte per ti adresuar problemet e medias. Ndaj shpresoj shume se jo vetem qe retorika te jete e favorshme ne zgjedhje por qe gjithashtu media te luaje nje rol e ne fakt media ka nje rol shume te rendesishem si para zgjedhjeve edhe pas tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›