E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, kamioni përplaset me trenin, plagoset shoferi

Një kamion i firmës së ndërtimit që po punon për autostradën Fier-Vlorë është përplasur me trenin e linjës Tiranë-Vlorë. Për pasojë mbeti i dëmtuar drejtuesi i mjetit, Erion Qarri, 32-vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
    
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15 në fshatin Ferras, 15 km në jug të qytetit të Fierit, përgjatë rrugës nacionale Fier-Vlorë.
    
Sipas policisë lokale, kamioni ishte duke kaluar postbllokun e shinave në Ferras kur u godit nga treni. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rikthyer normalitetin në qarkullimin rrugor, i cili u ndërpre për 1 orë e 20 minuta. /Start/

                                                                                             2011-05-28 10:14
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›