E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Certifikatat e reja shkelje e të drejtave të minoritetit

GJIROKASTËR- Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule nga Gjirokastra ku ka folur edhe mbi situatën politikë në vend ka reaguar edhe për formatin e ri të certifikatës të lindjes për heqjen e komësisë duke e cilësuar këtë heqje dhe shkelje të të drejtave të minoritetit në një kohë kur këto të drejta njihen edhe nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Jam në mbështetje të plotë të deklaratës të Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik grek Omonia në ldihje me formatin e ri të certifikatave të gjendjes civile. Është një vendim i Këshillit të Ministrave Arbitrar abuziv në shkelje të të drejtave elementare të pjestarëve të minoriteteve etnike por edhe të mbarë qytëetarëve të vendit në përgjithësi”,- deklaroi Dule.

Ndërkohë duke folur për situatën politike në vend të shkaktuar nga procesi postzgjedhor ai i është referuar procesit zgjedhor te 8 majit  duke i komentuar vendimet e Komisionit Qendror Zgjedhor si të njëanshme të cilat ndikojnë mbi integritetin e vendit

“Një proces i cil idëshmoi me 8 maj jo vetëm civilizimin dhe kulturën e qytetasrit të vendit, por në të njëjtën kohë edhe Vullnetin e tij për të qënë përditë edhe më tepër afër vlerave Europiane.Po shpërdorohet në mënyrën më abuzive nga organe të cilat janë të destinuara në bazë të ligjit që të ruajnë mbarëvajtjen dhe miradministrimin e këtij procesi”,- nënvizoi kreu i PBDNJ Vangjel Dule.
(e.m/BalakanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›