E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e temperaturave, pushuesit mësyjnë drejt plazheve

Plazhi tradicional, në jug të qytetit mbetet zona më e preferuar edhe në prag të këtij sezoni veror, kur dendësia e pushuesve është më e vogël dhe ndotja është në nivele minimale, krahasuar me periudhën e mëvonshme.

Drejtuesit e bizneseve në këto plazhe pohojnë se ardhja e pushuesve filloi që javën e kaluar, kryesisht me turistë nga qytete të tjera të vendit dhe Kosovës.

Që në orët e para të së shtunës, dhjetëra pushues kanë zënë vend në plazhet e vegjël të Currilave dhe Kallmit, ndërsa mjaft qytetarë nga Tirana i janë drejtuar plazhit të Shën Pjetrit në gjirin detar të Lalzit, 30 km në veri të Durrësit.
    
Sipas shërbimit meteorologjik, edhe gjatë këtyre dy ditëve temperaturat e ajrit do të arrijnë kuotën 30 gradë celsius, ndërkohë që numri i pushuesve në plazhe të jetë mjaft i lartë. /Start/

                                                                                             2011-05-28 13:33
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›