Fier, kapen krerët e rrjetit të heroinës
Policia e Fierit ka vënë në pranga dy shpërndarës heroine, të cilët konsiderohen prej policisë si krerët e një rrjeti të fuqishëm shpërndarësish në Shqipëri. Gjatë kontrollit të banesave të dy shpërndarësve, policia ka gjetur një peshore me peshë maksimale 100 gramë, që përdorej për masat e sakta të drogës, ndërkohë që është bllokuar edhe automjeti me të cilin qarkullonin shpërndarësit.
Kanë qenë agjentët e seksionit të luftës kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Drejtorinë e Policisë së Fierit ata që finalizuan me sukses operacionin e koduar "Shpërndarësi 1". Burimet zyrtare nga ky seksion policie bëjnë të ditur për gazetën "Shqip", se dy shtetasit e arrestuar janë Ervin Kuka dhe Gesti Gega.
Kuka 27 vjeç dhe Gega 24 vjeç janë prangosur pas më shumë se dy muajsh hetime intensive. Arrestimi i tyre ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në një nga akset kryesore të qytetit. Agjentët e antidrogës, të cilët ishin vënë në ndjekje të shpërndarësve, kanë ndaluar automjetin e tipit "Reno Klio" me targa FR 0467 B, me të cilin udhëtonin Kuka dhe Gega. Menjëherë policia ka kryer kontroll fizik të tyre, si dhe kontroll të automjetit. Burimet zyrtare policore shpjegojnë se në automjetin me të cilin qarkullonin dy të rinjtë janë gjetur qese me masa të vogla dhe letra natribani që përdoreshin për ndarjen e sasisë së drogës. Ndërkohë, policia ka gjetur pesë gramë pluhur me ngjyrë bezhë, që pas ekspertizave doli se ishte lëndë narkotike e llojit heroinë. Njëri prej të rinjve ka pasur tre qese me nga një gram heroinë secila, ndërsa tjetri dy të tilla. Policia u ka vënë prangat menjëherë Ervin Kukës, banor i lagjes "16 Prilli" dhe Gesti Gegës, banor i lagjes "8 shkurti".
Pasi dy personat janë transportuar drejt Komisariatit të Policisë së Fierit, aksioni ka vijuar duke ushtruar kontroll në banesat e tyre. Gjatë këtij kontrolli është gjetur një peshore me peshë maksimale 100 gramë. Agjentë të antidrogës së Fierit deklarojnë për "Shqip" se peshorja përdorej nga të arrestuarit për të ndarë drogën në doza të vogla për shitje me pakicë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, peshoren, qeset, sasinë prej 5 gramësh heroinë, si dhe materiale të tjera që përdoreshin nga shpërndarësit. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale është bllokuar edhe automjeti i tipit "Reno Klio" me targa FR 0467 B.
Sipas burimeve policore, mësohet se dy të rinjtë janë konsideruar si koka e një rrjeti të fuqishëm që operon në disa qytete të vendit. Shpërndarësit janë marrë në pyetje dhe mësohet se policia është duke hetuar edhe persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me të rinjtë e arrestuar.