Sarandë, misri serb falimenton fermerët
Ndërkohë që kanë nisur korrjen e prodhimit të ri, fermerët e misrit në zonën e Vurgut në Sarandë ndjehen të kërcënuar nga hyrja e misrit serb në Shqipëri. Sipas tyre, ai është me vlera të dyshimta ushqimore, pasi i është bërë çembrionizimi dhe i janë marrë mjaft prej lëndëve ushqyese përpara se të futej në vendin ton. Por çmimi më i ulët, me të cilin shitet ai në tregun shqiptar, ka sjellë largimin nga prodhuesit e Vurgut të tregtarëve tradicionalë nga Fieri, Vlora, Elbasani, Kavaja, Ballshi etj.
50 kultivuesit e mëdhenj të misrit në fushat e Vurgut janë në kohën kur shohin se djersa dhe investimi i tyre është kthyer në prodhim. Kombajnat korrin prej disa ditësh sipërfaqet e misrit dhe makinat ngarkojnë prodhimin e ri. Bëhet fjalë për marrjen në total të 15 mijë tonëve misër nga rreth 50 fermerë, që e kultivojnë atë në këtë rajon. Secili prej tyre ka investuar në jo më pak se 30 hektarë. Por gëzimi i prodhimit të mbarë u ka ngrirë në buzë, pasi ata ndjehen të pambrojtur dhe të kërcënuar nga misri, që thonë se ka hyrë nga Serbia në Shqipëri, përmes doganës së Shkodrës.
Fermeri Qani Feruli thotë se nuk mjafton që qeveria nuk jep asnjë mbështetje, si për karburantin, plehrat etj., por "dhuratë" prej saj sivjet është edhe lejimi i importit nga Serbia. Madje, ai shkon edhe më tej, kur fajëson për këtë bllokim vetë ministrin Gjana. "Janë interesat direkt të tij, që të hyjë misër pa vlera ushqyese dhe me çmim më të ulët nga Serbia", shprehet Feruli.
Zemërimin e fermerëve e ka shtuar edhe më shumë ajo që ata kanë konstatuar: që misri serb ka mbërritur deri në Gjirokastër e Sarandë dhe çudia është se shitet si misër i Vurgut, duke spekuluar me emrin e mirë të këtyre prodhuesve. Ky misër i rremë i konkurron me çmimin 26 lekë për kg, që ofrohet, pasi ai është i përpunuar, i janë marrë disa lëndë bazë etj. Kjo ka bërë që misri bio i fermerëve të Vurgut të mbetet pa tërhequr as për 27 apo 28 lekë kilogrami. Kur ende prodhimi ishte në pjekje ishin të qetë, pasi tregtarët të shumtë nga Fieri e Ballshi, nga Elbasani, Vlora e Kavaja u kishin ardhur në fushë dhe gati ishin lidhur kontratat verbale me ta. Ndërsa tani këta tregtarë, që për disa vite kanë tërhequr misrin e fushave të Vurgut, kanë kthyer sytë nga ai që është futur nga importi, për shkak të çmimit më të ulët.
"Në këto kushte, kur shteti favorizon të huajt dhe diskriminon fermerët vendas, falimentimi është i sigurt", thotë specialisti i vjetër nga Çuka, Vasil Gunella. "Vitin tjetër, shton ai me dëshpërim, me siguri nuk do të merret më njeri me këtë punë që nuk ia vlen, pasi vetëm shpenzon dhe prodhimit i mbyllen rrugët e tregut".
"Kemi një javë që kemi nisur nga korrja dhe prodhimi në pritje të tregtarëve që nuk do të vijnë, na rrezikohet të na shkojë dëm", shprehet Luan Balani, fermeri që ka mbjellë e kultivuar 50 ha me misër. Të njëjtin shqetësim shprehin edhe Pilo Qesko e Shpëtim Osmani. Është shqetësimi për fatin e prodhimit pa treg, që i përgatit ata për të dalë në një grevë të organizuar në ditët që vijnë. "Kombajnat dhe makinat e transportit, së bashku me ne të gjithë e 300 të punësuarit tanë, do të dalim në rrugë të protestojmë për politikën bllokuese të disa njerëzve në qeveri", thotë Qani Feruli.
I pyetur për këtë shqetësim, Dashamir Aliu, specialist i zyrës së bujqësisë në Sarandë, pohoi se është njohur që ka hyrë misër importi në tregun shqiptar. "Këtë nuk e ndalojmë dot, se këtë e parakupton tregu i lirë, por ne kemi nisur kontrollet për vlerat e misrit të çembrionizuar të ardhur nga jashtë, për të ndërgjegjësuar edhe ata që e blejnë", tha ai.
Specialisti Aliu ka shprehur keqardhje për spekulimin që është duke u bërë me emrin e fermerëve të Vurgut, por, sipas tij, kjo vjen për mungesë të certifikimit dhe "pasaportës" së tyre.
Përballë kësaj konkurrence, që fermerët sarandjotë e quajnë të pandershme, ata përgatiten të protestojnë.