Përse e vranë Ivana Hodak?
Likuidimi brutal i së bijës të avokatit të gjeneralit kroat, Vladimir Zagorac, që iu dorëzua Kroacisë para disa ditësh, ishte pika që pritej dhe që e derdhi kupën e mbushur plot të zemërimit të njerëzve ndaj paprekshmërisë së kriminalitetit të organizuar në Kroaci.
Përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj (festa kombëtare më 8 tetor) Kroacia e priti, në një mënyrë krejt të pazakontë - me një krim monsturoz të kryer ditën për diell, në mes të Zagrebit, as 100 m larg selisë qendrore të policisë kroate, me vrasjen e Ivana Hodak, e bija 26-vjeçare e avokatit të njohur kroat Zvonimir Hodak, një vrasje që tronditi mjaft jo vetëm opinionin publik, por edhe vetë pushtetin shtetëror. Konturet e hijes së zezë të vrasjes dukeshin qartë në pritjen që u organizua me rastin e festës kombëtare në Parlamentin kroat, menjëherë pas mbarimit të së cilës Kryeministri Ivo Sanader shkarkoi ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë, si dhe shefin e madh të policisë kroate.
Në postet e atyre që u hoqën, u vunë kuadro që kanë dhënë prova konkrete në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe krimeve të luftës: Tomisllav Karamarko që, në cilësinë e shefit të shërbimit të fshehtë SOA, ka marrë pjesë në gjetjen dhe kapjen e gjeneralit kroat, Ante Gotovina (tashmë në Tribunalin e Hagës, i akuzuar për krime lufte) dhe të Hrvoje Petraçit, i burgosur për rrëmbimin e të birit të gjeneralit Vladimir Zagorac, i cili ka për avokat mbrojtës, pikërisht, të atin e Ivana Hodakut të vrarë, ndërsa si drejtor i ri i Përgjithshëm i Policisë u caktua Marijan Faber, që ka arrestuar dhe ka nxjerrë para gjyqit kriminelin e njohur të luftës Gllavash dhe bashkëpunëtorët e tij, që vranë civilë serbë të Osijekut gjatë luftës kroato-serbe. Ministri i ri i Drejtësisë, Ivo Shimonoviç, konsiderohet në qarqet juridike dhe të drejtësisë së vendit një jurist i shkëlqyer që, midis të tjerave, ka mbrojtur me sukses Kroacinë, kur kjo e fundit paditi Republikën Socialiste të Jugosllavisë për gjenocid.
Megjithëse, në thelb, ende nuk dihet se përse e vranë Ivanën, të bijën e avokatit Zvonimir Hodak dhe të ish-zv/kryeministres Ljerka Mintas-Hodak, opinioni publik vendas është i sigurt - dhe këtë, në një farë mënyre, e konfirmuan edhe reagimet e kreut shtetëror - se fjala është për një mesazh të frikshëm të një pjese "të shkëputur" të kriminalitetit të organizuar, të cilën, deri tani, policia dhe drejtësia kroate nuk kanë arritur as ta "prekin" dhe jo më, qoftë edhe rastësisht, ta kërcënojnë seriozisht.
Detajet e krimit
Atentati, koincidencat e habitshme
Shumë koincidenca të habitshme flasin për mundësinë e lartpërmendur dhe jo për atë se bëhet fjalë për ndonjë krim pasioni, sikurse dyshojnë disa individë. Së pari, Ivana u qëllua me dy plumba (një në kokë dhe tjetri në qafë) pistolete, ka shumë të ngjarë, e pajisur me silenciator, sapo ajo po dilte nga apartamenti i saj; vrasësi kishte arritur të hynte në pallat, hyrja e të cilit qëndron non-stop e mbyllur dhe mbikëqyret ditën dhe natën, në orën 11:00 dhe, pas krimit, u largua i papenguar, duke u zhdukur nëpër rrugët e qytetit. Disa dëshmitarë thanë se e kishin parë atë pa maskë, duke dalë me shpejtësi nga pallati, ku kreu vrasjen, por përshkrimet janë të ndryshme. Po ashtu, duhet të theksohet se vrasja ndodhi katër ditë mbasi gjenerali Vladimir Zagorac iu dorëzua Kroacisë.
Së dyti, vetë lidhjet e Ivanës me meshkujt e bëjnë edhe më të turbullt këtë histori me fund fatal. Gjatë disa viteve, deri verën e fundit, ajo kishte lidhje me menaxherin e ri të suksesshëm Ivor Vuceliç, anëtar i bordit së kompanisë "Adriatika.net", dhe dukej se lidhja mes tyre do të përfundonte me martesë, kur, papritur, këtë verë ajo takoi në Hrvar, Ljubo Pavasoviç-Viskoviçin, me të cilin u dashurua, duke e lënë kështu Ivorin. Më tej, historia bëhet edhe më e pazakontë, e denjë për suzhetin e ndonjë libri të shkrimtares angleze Agata Kristi, e famshme në gjininë e tregimeve me krime të ngatërruara dhe dedektivë. Ky Ljuboja qëlloi që ishte avokat mbrojtës i Hrvoje Petraçit, që ndodhet në burg, i akuzuar për rrëmbimin e të birit adoleshent (pretendoi se e kishte bërë këtë për qëllime përfitimi të një shume të madhe në shkëmbim të lirimit të djalit, por pak kush e besoi këtë), pikërisht, të gjeneralit Vladimir Zagorac, avokat mbrojtës i të cilit është Zvonimir Hodak, i ati i Ivanës së vrarë!
Petraçi tregoi në gjyq një histori mjaft interesante (e denjë edhe kjo për ndonjë libër ose film kriminal të bukur) për disa gurë të çmuar që Zagoraci, në bashkëpunim me të (Petraçin), kishte marrë nga thesari i Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, për t‘i shitur gjetkë, jashtë Kroacisë. Miqësia mes Zagoracit dhe Petraçit zgjati deri në ditët e para të pavarësisë së Kroacisë, kur ky Petraçi, për llogari të pushtetit të Franjo Tuxhmanit, në atë kohë, çonte kontrabandë me kamion në Bosnjë e Hercegovinë dinarë, me të cilat blinte marka gjermane, para se të ndryshohej valuta kombëtare, dhe Zagoraci që më vonë u bë gjeneral, ishte një nga shoferët e kamionit me para! Ivana e re, gjithashtu, u ndodh, në mënyrën më të drejtpërdrejtë, mes dy kampeve kundërshtare të egra, duke kërcënuar, midis të tjerave, biznesin e madh lidhur me shitjen e disa objekteve të ndërtimit të Zagoracit në Kroaci me vlerë 42,5 milionë euro.
Për shkak të asaj se drejtësia kroate po e shtrëngonte mengenenë rreth Zagoracit, ky i fundit kishte filluar t‘i shiste pronat e veta në Kroaci, midis të tjerave edhe objektet e lartpërmendura në ndërtim e sipër, ku ai kishte derdhur para të madhe. Interesim për blerjen e këtyre objekteve në ndërtim e sipër tregoi kompozitori i njohur kroat, Tonçi Huljiç dhe si ndërmjetës të tij ai kishte pikërisht Ivor Vuceliç, i dashuri i Ivanës deri verën e fundit, i cili, përmes saj (Ivanës), hyri në kontakt me të atin e saj, avokatin Zvonimir Hodak, që kryente punët juridike të Zagoracit në Kroaci, pasi ai vetë (Zagoraci) jetonte, kryesisht, në Austri. Por, mbas gjithë kësaj, gjithçka u komplikua dhe u ngatërrua, kur Ivana nisi lidhjet dashurore me avokatin e Petraçit. Me të vërtetë, një material për një film-sapunadë kriminal, por realiteti është shumë më i ashpër, pasi plumbat u derdhën mbi Ivanën e shkretë dhe ende nuk dihet se përse pikërisht mbi të?