E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier kapet autori i plagosjes se trefishte

Fier 14 tetor 2011 NOA- Policia e Fierit ka bere te mundur gjetjen dhe prangosjen e 19 vjecarit Gazment Brace banues ne Levan pasi pasditen e djeshme plagosi tre persona.
Brace ne bashkepunim me nje shtetas tjeter te paidentifikuar ka plagosur me arme zjarri pistolete per motive te dobeta Bledar Gj. 23 vjec Albert R. 21 vjec si dhe me pas kane plagosur lehte me thike shtetasin Albano S. 26 vjec.
Sipas policise tre te demtuarit pasi kane marre ndihmen mjekesore gjendja e tyre shendetesore paraqitet jashte rrezikut per jeten.
Nderkaq nga ana e policise ne vendin e ngjarjes u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale 2 gezhoja dhe 3 fisheke model 54.
Sakaq nga blute e Fierit po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit tjeter te kesaj ngjarje.
Ndaj 19 vjecarit Gazment Brace nisen hetimet per veprat penale Plagosje e rende me dashje ne bashkepunim dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municioneve.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›