E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthen makina ne mes te Shkodres pas vdekjes se drejtuesit ne polici 20 vete

Shkoder 14 tetor 2011 NOA- Nje shperthim i ndodhur diten e djeshme ne lagjen Vasil Shanto te qytetit Shkoder ne vendin e quajtur tek dollari ka ndodhur nje shperthim dhe per pasoje ka marre flake mjeti tip Benz 240 ngjyre gri me targe SH 1465 E.
Si rrjedhoje e ketij shperthimi krahas demtimeve te makines ka pesuar plage te renda drejtuesi i mjetit Mark Gjoni 60 vjec i cili megjithe nderhyrjen dhe ndihmen e dhene ne Spitalin Rajonal Shkoder pas rreth 5 oresh ka humbur jete.
Lidhur me kete ngjarje u ngrit nje grup hetimor te cilet ne bashkepunim me eksperte te ardhur nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit dhe me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Shkoder kane kryer te gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore si dhe eshte bere grumbullimi i te gjitha provave materiale te gjetura ne vendin e ngjarjes te cilat u derguan per ekzaminime te metejshme.
Sakaq ne ambientet e Policise se Shkodres jane shoqeruar dhe jane marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen rreth 20 persona.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›