Fier, kapet autori që i vuri tritol diskos
Fier-Është arrestuar sot autori që i vuri tritol diskos mbrëmë në qytetin e Fierit. Shtetasi Dionois Filipi, 29-vjeç akuzohet për veprën penale të poseidimit të lëndëve plasëse dhe për armëmbajtje pa leje. Ai dyshohet se është autori i ngjarjes së shpërthimit me eksploziv të një diskoje. Sipas policisë veprimi i tij është kryer për motive të dobëta. Ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën një armë tij automatik Kallashnikov me një fishek të fole.
Policia njoftoi mbrëmë vendosjen e një sasie tritoli në një disko në lagjen "Apollonia" të qytetit Fier rreth 300 metra larg godinës së drejtorisë policisë. Pronari i kësaj diskoje është i arrestuar që para tre javësh me urdhër aresti të ardhur nga drejtësia italiane pasi në këtë shtet ishte i dënuar me 23 vjet burg për trafik lëndësh narkotike. Sipas burimeve të para të informacionit mësohet se pronari i diskos dhe atentatori që vuri eksplozivin ishin në konflikt mes tyre. Shpërthimi i mbrëmshëm, nuk ka shkaktuar viktima por vetëm dëme materiale.