E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, burg pa afat presidentit të firmës

Gjirokastër- Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka vendosur pak më parë masën e arrestit burg pa afat edhe për presidentin e firmes Arti Shpk, Sotiraq Janora, një nga 9 të arrestuarit për ngjarjen e së dielës, kur shembja e pallatit 5-katësh i mori jetën 3 banorëve të tij, plagosi disa të tjerë dhe la pa strehë shumë familje.

Në senancën e zhvilluar sot, qe sapo perfundoi u vendos gjatë mesdites masa e sigurisë arrest me burg për Luan Bufin, konstruktorin e firmës së ndërtimit, Gjergji Meçen inxhinierin e ndërtimit të firmës dhe Afërdita Papamihalin, sekretare e KRRT-së së bashkisë së qytetit.

“Këta shtetas u vendos të qëndrojnë në burg pa afat deri në përfudnimin e hetimeve në ngarkim të tyre”- thanë burimet nga gjykata.

Seanca vijoi me pas për dy të arrestuar të tjerë, të akuzuar si përgjegjës për tragjedinë e ndodhur, presidenin e firmës Sotiraq Janora dhe shefin i urbanistikës në bashki, Alfred Mamani. "Te dy keta shtetas u lane ne burg pa afat"- saktesuan burime te gjykates.

Të njëjtat burime sqarojnë se katër të arrestuarit e tjerë, do të jenë në një seancë që pritet të zhvillohet nesër, ku do të vendoset edhe masa e sigurisë në ngarkim të tyre.

14.45Anëtari i KRRT-së: Projekti u miratua në Tiranë, devijimet u bënë në terren

Anëtari i këshillit teknik të KRT-së, Aleksandër Pesha, ka deklaruar sot se firma ndërtuese ka bërë devijime nga projekti që kishte paraqitur për miratim më KRT-në e Gjirokastrës. Pesha është anëtar i këshillit teknik në Bashkinë e Gjirokastrës dhe mohon të ketë patur probleme me projektin e paraqitur nga firma “Arti Shpk” që ndërtoi pallatin e tragjedisë. Sipas tij, projekti ka qenë i rregullt në momentin që është paraqitur për miratim në këshilli, ndaj edhe ka marrë lejen e ndërtimit. Madje ky projekt është miratuar edhe grupi i oponencës teknike në Tiranë.

“Të gjithë projektet që kapin vlerën e 100 milionëve ne i dërgojmë për miratim në grupin e oponencës teknike pranë KRRTRSH-së në Tiranë. Atje është miratuar edhe dosja për lejen e ndërtimit të pallatit 5-katësh në lagjen “11 janari”,-tha Pesha. Sipas tij gjithë problemi qendron në faktin se gjatë zbatimit në terren, projekti është devijuar. “Defekti i parë që është konstatuar është mënyra e vendosjes së pilotave si dhe thellësia e gërmimeve”, u shpreh anëtari i KRT-së së Gjirokastrës.

13.14Kryebashkiaku Bime dëshmon në prokurori. Nis gjyqi për 9 të ndaluaritGjirokastër-Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime është thirrur sot në Prokurorinë e Gjirokastrës për të dëshmuar mbi tragjedinë e ndodhur ditën e diel në këtë qytet. Ai është i pari ndër dëshmitarët që përballet me pyetjet e hetuesve gjyqësore dhe prokurorëve në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë në orën 13.00 ka nisur seanca gjyqësore për 9 personat e ndaluar, nën cilësinë e përgjegjësve të ngjarjes. Ata po dalin një nga një para trupit gjykues dhe i pari në kërë rend është inxhinieri i firmës “Arti shpk”, Gjergji Meçe.

Ndërkohë rreth orës 12.00 ka dalë nga prokuroria Kryebashkiaku Bime. “U thirra në cilësinë e dëshmtarit dhe do jem i hapur të bashkëpunoj për zbardhjen e ngjarjes. Unë do të vij në prokurori sa herë të më thërrasin”. Kështu është shprehur Bime sapo ka dalë nga dera e Prokurorisë. Ndërsa prokurori i çështjes, Alfred Saliu mësohet se do të thërrasë të gjithë anëtarët e KRRT për të dëshmuar mbi ngjarjen.

Ndërkohë sekretarja teknike e KRRT në bashki, Afërdita Papamihali është e vetmja nga anëtarët e KRRT që ndodhet në burg që nga dita e tragjedisë. Ajo dhe 8 persona të tjerë të ndaluar pas shembjes së pallatit dhe aktualisht janë në sallën e gjyqit pritet të jepet masa e sigurisë për to.

Burimet konfirmojnë se në prokurori Bime ka mbrojtur veten duke thënë se ka dhënë një vendim të ligjshëm për ngritjen e këtij pallati. Pra dosja e paraqitur nga firma ndërtuese ka qenë e rregullt. Bëhet fjalë për godinën 5 katëshe që u ngrit me lejen e KRT së Gjirokastrës. Për një orë e gjysëm Bime është pyetur për gjithë dokumentet që ai ka firmosur për ngritjen e këtij objekti në lagjen “11 janari”, që u bë shkak i vdekjes së tre personave dhe daljen në qiell të hapur të 14 familjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›