Shpërthen granata, plagoset minatori
Bulqizë- Gërmonte në stogun e kromit me kazmë, por ka mbetur i plagoosur nga shpërthimi i një granate. Në minierën e Bulqizës ka ndodhur incidenti i radhës, por këtë herë për fat minatori vetëm ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi sot, jashtë lagerive, kur minatori 29-vjeçar, Kujtim Miftari ishte duke punuar për mbledhjen e copave të kromit.
Në kohën që punonte me kazëm për gjetjen e copave, mjeti ka hasur në një granatë, e cila ka shpërthyer. Në moment i ri ka rënë përtokë i gjakosur nga shpërthimi i granatës.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes ai ka marrë plagë në fytyrë dhe në sy dhe është dërguar për mjekim në spital, i ndihmuar nga kolegët. Mjekët që e pritën në urgjencë, i kanë dhënë ndihmën e parë dhe për fat kanë deklaruar se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet përtë hedhur dritë rreth shkaqeve të incidentit.
Vetëm pak ditë më parë, në këtë minerië, por brenda në galeri humbi jetën një minator, pasi gjatë punës për avancimin e minierës hasi në një granatë që i mori jetën.