E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Reforma zgjedhore, PD jo transparent ndaj aleateve

Kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka ka zgjedhur qytetin bregdetar te Durresit per te shigjetuar demokratet per reformen zgjedhore. Ne konfercen e kesaj dege, ku kryetar u zgjidh Edmond Alimerkaj, Ndoka sulmon hapur kompromisin PD-PS per reformen zgjedhore, ku siopas tij po tentohet te eliminohen partite e vogla. "Ne shprehim keqardhjen tone te thelle qe Partia Demokratike, partia me e votuar e koalicionit te djathte ne zgjedhjet e fundit, po mban nje qendrim jo transparent me aleatet ne lidhje me reformen zgjedhore. Nderkaq, nepermjet megafoneve te propogandes se vjeter, po tentohet manipulimi i opinionit publik, duke fajesuar me gjysme zeri per te gjitha deshtimet e ketyre shtatembedhjete viteve aleatet politike te PD-se", ka qene deklarata e djeshme e Ndokes. Per te cilin, keta zera, gati sa s'thonee se shpetimi i demokracise shqiptare dhe shtetit shqiptar vjen nga likuidimi i aleateve politike te PD-se dhe PS-se, nga krijimi nepermjet dhunes se kartonave parlamentar te ligjit, qe legalizon nje sistem bipartizan dhe qeverisjen e vendit nga vullneti i dy njerezve ne krye te ketyre partive. "Une deklaroj sot perpara jush se teza te tilla jane shume te rrezikshme dhe perbejne nje kercenim serioz per pluralizmin ne Shqiperi dhe lirite politike te qytetareve qe mezi i kemi arritur", tha Ndoka. S.P

Kryetari i PDK: Klane te vjetra te politikes na sulmuan

Ndoka akuzon disa klaneve te vjetra te politikes dhe disa individe karrieriste dhe te paafte per te perballuar sfidat e reja dhe konkurencen politike se jane perpjekur te sabotojne PDK. "Keto klane ne bashkepunim me disa anetare te partise tone, tentuan te ndalnin rritjen e metejshme te PDK, kerkuan ta mbanin ate ne periferi te politikes, ashtu sic e kishin mbajtur per shume vite, duke e trajtuar PDK-ne si nje ndermarrje te vogel per interesa private", ka qene deklarata e Ndokes. Ai ka akuzuar edhe njehere grupin brenda PDK, se ehste perpjekur te shkaterroje PDK-ne me gjithe shancet qe jua dha kjo parti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›