Fier kapet pedofili ishte arratisur nga burgu

Një i akuzuar për pedofili, i arratisur nga burgu, Astrit Dervishi, është arrestuar në Frakull të Fierit.
Ai ishte një person i shpallur ne kërkim nga policia për arratisje nga burgu në gusht të vitit 2012, kur i kishin mbetur vetëm 3 Muaj për të përfunduar dënimin.
I arrestuari është nga fshati Priskë e Madhe e Tiranës. Ai ishte dënuar me akuzën e pedofilisë, për abuzim me një 10-vjeçare.