E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier kompani inertesh gerryejne shtratin e lumit

Po shkelin ligjin në mes të ditës, po nuk duan t’ia dinë, as për kamerat, madje u drejtohen atyre me zemërim.

Prej një muaji një kompani inertesh po gërryen shtratin e lumit duke ndërtuar prita për kalimin e mjeteve. Për pasojë rrjedha e lumit është spostuar në veri , duke rrezikuar tokat dhe shtëpitë e banorëve të disa fshatrave në komunën Frakull.

Nga shfrytëzimi pa kriter shume vite më parë lumi Vjosë ka devijuar shtratin e tij duke gllabëruar dhjetëra hektarë tokë bujqësore .Për këtë arsye një VKM pas përmbytjeve në vitin 2005 ka ndaluar shfrytëzimin e inerteve ne këtë segment të lumit.

Autoritetet nuk kanë kryer asnjë ndërhyrje megjithëse janë njoftuar nga komuna Frakull për situatën e krijuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›