E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier legalizohen tre mije banesa

FIER - Brenda vitit 2010 parashikohet te perfundoje legalizimi i 5 100 objekteve te deklaruara pa leje ne qytetin e Fierit. Sipas Arjan Hasanajt kreu i Drejtorise se Legalizimeve ne Fier deri tani eshte kryer procesi i legalizimit ne masen 70. Tre mije objekte qe kane kryer procesin e legalizimit jane ne fazen perfundimtare te marrjes se certifikates se pronesise. Pjesa me e madhe e objekteve jane ndertuar ne prone private 10-20 vjet me pare. Nderkohe pas perfundimit te legalizimeve ne Bashkine Fier procesi do te shtrihet ne Bashkine Patos dhe Roskovec e me pas ne komuna dhe fshatra. Procesi i legalizimeve ka pasur vonesa te theksuara por ka nisur me vetedeklarime te qytetareve neper njesite e tyre vendore. Ne vitin 2008 kompetencat e Agjencise se Legalizimit i kaluan njesive te qeverisjes vendore duke bere qe procesi te kryhet me hapa te shpejte. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›