E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, makina del nga rruga, vdes 23-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Ballsh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dukas ku makina me të cilën udhëtonte 23-vjeçari Remzi M. ka dalë nga rruga dhe ka përfundur në kanal.

Si pasojë ka ndërruar jetë 23-vjeçari dhe janë plagosur babai i tij Kujtim M. dhe motra 10-vjeçare me inicialet A.M. Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë policia e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit i cili i mori jetën 23-vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›