Kosove digjet makina e nje polici serb

Zyrtare te policise se Kosoves thane se nje makine prone e nje pjesetari te kesaj policie eshte djegur ne rrethana te pasqaruara ne veriun e vendit i banuar me shumice serbe. Nje zedhenes i policise tha se makina ishte prone e Zoran Radunovicit zevendeskomandant i policise kufitare ne komunen e Lepoasaviqit ne veri. Ai tha se rasti eshte cilesuar si shkaktim i rrezikut te pergjithshem ndersa tash per tash nuk dihen motivet e sulmit e as autoret e mundshem te tij.
Sulmi ka ndodhur pak dite pasi Ministri ne doreheqje i Puneve te Brendshme Bajram Rexhepi urdheroi konfiskimin e targave te automjeteve te banoreve serbe te leshuara nga autoritetet e Beogradit. Dy dite me pare eshte pezulluar perkohesisht nga puna komandanti i policise se Kosoves ne komunen e Zvecanit e banuar me pjesetare te komunitetit serb pas refuzimit te tij per te zbatuar urdhrin e ministrit.
Dite me pare autoritetet serbe filluan leshimin e targave te reja duke perfshire edhe Kosoven gje qe nxitit reagimin e Ministrise se Brendshme te Kosoves e cila e cilesoi kete veprim si shkelje e sovranitetit te Kosoves. Ndersa autoritetet serbe thane se urdhri per konfiskimin e tyre eshte deshmi e mosgatishmerise se Prishtines per te debatuar zgjidhjen e problemeve te perbashketa.
eshtjet si ajo e targave te makinave do te duhej te ishin pjese e bisedimeve te paralajmeruara ndermjet te dyja paleve fillimi i te cilave varet nga themelimi i institucioneve te reja te Kosoves. Por rrjedha e zgjedhjeve te pergjithshme ne Kosove te cilat po zvarriten per shkak te parregullsive do ta shtyje fillimin e mundshem te ketyre bisedimeve te pakten deri ne pranvere.