Rritet tregu i botimeve te reja ne jug te Shqiperise

Tregu i botimeve te reja ne jug te Shqiperise ka ardhur duke u rritur megjithe veshtiresite ekonomike me te cilat perballen krijuesit dhe studiuesit. Ky treg ka nxitur edhe biznesin e shtypshkronjave te cilat perdorin teknologji te kohes.
Tregu i botimeve ne Jug te Shqiperise eshte i pasur megjithese vendi kalon veshtiresi ekonomike te cilat me se shumti refektohen tek krijuesit apo studiuesit. Ilir Miho disa vite me pare shiti shtepine e tij dhe me te ardhurat hapi nje shtypshkronje te vogel e cila tani eshte kthyer ne nje investim qe i shton cdo dite sherbimet dhe produktet. Iliri thote se eshte i kenaqur nga progresi fale edhe ketij qyteti qe gjithmone ka prodhuar krijues dhe qe e ka pare diturine dhe percjelljen e saj me perparesi.
Zoti Miho thote se teknologjite qe perdoren sot ne shtypjen e librave ne Shqiperi jane te viteve te fundit dhe shtypshkronja qi ai drejton karahasohet me ato ne Greqine fqinje. Dikur emigrant ne Greqi dhe punetor ne nje shtypshkronje te vogel Iliri thote se tani ndihet vertet mire kur sheh se ne Shqiperi ka arritur te ndertoje me sukses aktivitetin e tij pavaresisht sfidave.
Stefo Arseni qe drejton nje shoqate te krijuesve thote se Gjirokastra dallon per nje ritem botimesh. Fale edhe qarqeve universitare klima e studiuesve dhe krjuesve eshte mjaft e mire veren ai.
Iliri thote se biznesi nderkaq vijon te perballet me veshtiresi. Njera prej tyre eshte ajo e mungeses apo cilesise se dobet te energjise elektrike qe behet shkak shpesh per probleme me pajisjet e shtypshkronjes.
Por sfidat e ketij biznesi kane ne Gjirokaster nje vizion optimist ky qytet e ka dashur gjithmone dijen dhe krijimin dhe ka luftuar me te gjitha menyrat per ta transmetuar ate.