Aksident i rëndë në Fier-Ballsh, humb jetën 23 vjecari
FIER- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Fier-Ballsh.
Burime nga policia bëjmë në ditur se një automjet me targa gjermane, e drejtuar nga 23-vjeçari Remzi Malaj, ka dalë nga rruga dhe ka përfundur në një kanal, në vendin e quajtur Dukas.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Remzi Malaj, dhe janë plagosur babai i tij, Kujtim Malaj dhe motra 10-vjeçare me inicialet A.M. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjeherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.
(e.n/BalkanWeb)