E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier masakrohet me 15 thika ne trup gruaja

49 vjeçarja e cila u vra mbrëmjen e së martës në qytetin e Fierit, është goditur 15 herë me thikë.
Ky agresivitet i autorëve ka bërë që ekspertët e antikrimit t’i japin më tepër rëndësi vrasjes për hakmarrje.
Athina Krytha nënë e dy fëmijëve, u sulmua në kohën kur ajo po shkonte nga puna në shtëpinë e prindërve të saj. Ishte zonja e shtëpisë pranë së cilës ndodhi ngjarja ajo që njoftoi policinë.
Viktima u dërgua në spital, por mundi të jetojë vetëm pak minuta në sallën e operacionit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen “Kryengritja” në Fier.
E divorcuar në Shkodër që prej 12 vitesh, nënë e dy fëmijëve, jetonte dhe punonte tek të afërmit e saj në Fier. Momentin kur u sulmua ajo po shkonte drejt shtëpisë dhe errësira ka favorizuar autorët.
Policia e Fierit ende nuk mund të japë një version për ngjarjen, por ka ngritur pistat e para hetimore.
Agresiviteti ndaj viktimës, për ekspertët kriminalistikë, mund t’i japë mëe prioritet hetimit të vrasjes për hakmarrje. Por megjithatë ngjarja duket më komplekse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›