E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani Te rrisim besimin tek gjyqtaret

Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi se duhet forcuar besimi i qytetarëve tek sistemi i drejtësisë.

Duke folur në ditën e dytë të Konferencës gjyqësore, Nishani theksoi se duhet ndikuar pozitivisht për ta përsosur sistemin e drejtësisë.

"Gjykatësit duhet të marrin përsipër përgjegjësitë shoqërore që ju takojnë. Ligji për gjyqësorin ka ndikuar në jetën profesionale të gjyqtarit", tha Nishani.

Kreu i shtetit theksoi se në trupën gjyqësore ka njerëz me eksperienca të ndryshme profesionale dhe dominojnë njerëz me integritet të lartë.

"Pavarësia si koncept duhet trajtuar tek raporti i gjyqtarit me palët në proces", theksoi Nishani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›