E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, mbetjet e azotikut drejt asgjësimit përfundimtar

Këto mbetje janë magazinuar dhe po ruhet në kushte normale, teksa pritet të përfshihen në procesin e asgjësimit përfundimtar të tyre."Jemi në fazën përfundimtare të procesit për heqjen dhe asgjësimin e tyre", ka deklaruar drejtori i ARMM, Sajmir Hoxha. 

Disa muaj më parë, gjatë procesit të privatizimit dhe shitjes së ish- Azotikut për skrap, sasi të konsiderueshme kimikatesh, mbetjesh dhe lëndësh të rrezikshme ndotën rëndë ambjentet e tij. Vala shkatërruese që përfshiu magazinat(për t'u shfrytëzuar hekurin) shkatërroi ambalazhin e këtyre lëndëve, të cilat në kontakt me agjentët atmosferike shndërrohen në minë ekologjike me pasoja të rënda për ekosistemin.

Sipas përgjegjësit të degës teknike të azotikut, inxh Arqile Ciko, Ministria e Ekonomisë do të mbikëqyrë programin kombëtar për asgjësimin e këtyre mbetjeve.

Pas sistemimit, ambalazhimit dhe rimagazinimit të tyre, tashmë ka ardhur momenti për zgjidhjen përfundimtare të mbetjeve të rrezikshme që ndodhen në ish- rajonin industrial të qytetit të Fierit, vijon Ciko. Kreu i agjencisë mjedisore jep sigurinë se lëndët dhe kimikatet e rrezikshme janë në momentet e fundit dhe shumë shpejt qyteti do të çlirohet nga prezenca e tyre e dëmshme.  /Start/

                                                                                             2012-02-26 09:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›