E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria ndihmon te pastrehet ne Kavaje

Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi inspektoi punimet për ndërtimin e banesave sociale në qytetin e Kavajës, një investim i qeverisë shqiptare me vlerë 138 milionë lekë
Sipas Ministrisë së Transporteve ndërtimi i 35 apartamentëve në qytetin e Kavajës është drejt përfundimit, e bashkë më të dhe apartemente që po ndërtohen në Korçë e Shkodër, pjesë e të njëtit program. Olldashi tha se ndërtimi i 105 e apartamenteve është pjesë e një pakete kmplekse që qeveria shqiptare ka për qytetarët, të cilat do të shiten me koston e ndërtimit, me një vlerë prej 190 euro.
Deri në fund të mandatit të qeverisë Olldashi tha se pritet që qeveria të sigurojë strehim për disa qindra familje, të cilat nuk kanë një banesë.
Kjo do të bëhet përmes dy programeve që tashmë kanë kohë që po zbatohen, siç janë banesat sociale me qira dhe banesat me kosto të ulët, ku interesat mbulohen nga buxheti ishtetit.
Ndërkaq Ministri Olldashi ftoj këshilliat bashkiakë të jenë objektivë në ndarjen e apartamente, me qëllim që fenomnei i Durrësit për mosmarrjen e 120 apartamente të mospërsëritet.
Ministri theksoi se gjatë vitit 2012 objektiv i Ministrisë do të jetë sigurimi i strehimit të 1200 familjeve nëpërmjet vënies në eficiencë të banesave sociale nëpërmjet programit të kreditimit të lehtësuar të ndërtuara në bashki të ndryshme.
Vlera e banesave sociale më në total shkon në 4.8 miliardë lekë dhe përfshin mbi një mijë e 100 apartamente të ndërtuara.
Përveç programit të banesave sociale me qira, është edhe programi i banesave me kosto të ulët, ku qeveria u mundëson disa kategorive një kredi për blerje banese dhe më pas paguan një pjesë të interesit apo interesin e plotë ku pritet të përfitojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›