E Diel, 1 Nëntor 2026

Shi te dielen dhe temperatura me te uleta te henen

Duke filluar nga mesdita e së dielës shërbimi Meteoalb parashikon shtim të vranësiravë të shoqëruara me reshje shiu.
Fillimisht reshjet do të jenë të përqëndruara nëveri e veriperëndim të vendit dhe më pas do të shtrihen në të gjithë territorin, por me intensitet të dobët.
Të hënën pritet një mot i qëndrueshëm, por i ftohtë deri ditën e mërkurë, pasi për shkak të masave ajrore që vijne nga verilindja e kontinentit nga shërbimi Meteoalb parashkohet një rënie e ndjeshme e temperatuarave.
Vetëm me hyrjen e muajit të ri koha pritet të kthjellohet dhe termometri të shënojë disa gradë më tepër.
Era sipas shërbimit Meteoalb do të jetë problematike gjatë natës së ditës së dielë dhe në orët e para të ditës së hënë, më pas parashikohet dobësim i ndjeshëm iparametrit të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›