Policia e Kosovës arreston 6 policë të MPB të Serbisë
GJILAN-Gjashtë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë arrestuar të shtunën në Gjilan. Arrestimin e tyre e ka bërë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU), e mbështetur edhe nga njësi të tjera.
Policia ka njoftuar se të gjashtë personat janë arrestuar pasi akuzohen për veprën penale te sulmit ndaj rendit juridik në Kosovë. Ata të gjithë janë shtetas të Kosovës, me kombësi serbe. sipas policise dyshohet se 6 personat kanë bërë shantazh, kërcënuar e përdorur forma të tjera ndaj personaliteteve me rëndësi në rajonin e Anamoravës. “Pas arrestimit të tyre, policia ka ushtruar kontroll ne vendet ku dyshohet se jetonin të arrestuarit, ku janë gjetur prova të mjaftueshme materiale që i ngarkon të akuzuarit me pergjegjesi penale. Materialet ne ngarkim te tyre do ti kalojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës, ndërsa priten dhe arrestime te tjera.
(d.b/BalkanWeb)