E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, shkon të lahet, mbytet në rezervuar 16 vjeçari

FIER- Ka humbur jetën tragjikisht një adoleshent në fshatin Ruzhdie të Fierit. Ka shkuar për tu larë në rezervuar dhe është mbytur. Trupi i tij nuk është nxjerrë ende, ndërsa janë nisur polumbarët e RENEA-as për ta kërkuar.

Viktima me iniciale M.I, 16 vjeç, nga fshati "Oficinë e vjetër" kishte shkuar me një shokun e tij të lahej në rezervuarin e fshatit, por pasi hyri në uje nuk doli më prej andej.


Punonjës të naftës që u gjenden pranë janë vënë në kërkim të trupit të 16 vjeçarit por fatkeqësisht nuk e kanë gjetur ende.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›