Austria, pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Austria mbështet anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm austriak Michael Spindelegger, tha se kërkesës së Islandës për në BE duhet t'i bashkohet edhe Shqipëria. "Çelja e negociatave mbi kërkesën e Islandës për t'u anëtarësuar në BE duhet të përfshijë detyrimisht kërkesën e Shqipërisë dhe Kroacisë. Negociatat Islandë-BE do te kushëzohen vetëm nëse në këto negociata do të përfshihet bashkarisht edhe Kroacia dhe Shqipëria", tha Spindelegger.