E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi ndaj arbitrit, pezullohet skuadra

Federata kineze e Futbollit ka përjashtuar një ekip të tërë nga Lojërat Kombëtare kineze pasi disa prej futbollistëve kanë sulmuar arbitrin, për një vendim të padrejtë. Arbitri ka nxjerrë me karton të kuq 3 futbollistëve të një skuadre dhe kjo e ka rënduar situatën. Një prej lojtarëve të ekipit Tianzhin e ka ndjekur arbitrin për 150 metra me vrap para se të ndalohej nga rojet e sigurisë. Kjo masë drastike e federatës kineze duke përjashtuar të gjithë skuadrën është bërë për ta shuar që në fillim fenomenin e dhunës në futboll dhe për të parandaluar raste të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›