Fier naftetaret ne proteste per largimet nga puna dhe pagat e prapambetura
FIER- Naftetaret e kompanise Albpetrol sh a kane protestuar serish per shkurtimin nga puna qe ata e cilesojne per motive politike.
Te mbledhur bashke ata kerkojne nga qeveria te marre masa dhe tu jape statusin e naftetarit. Nderkohe dje mbi 60 naftetare iu drejtuan godines se drejtorise se pergjithshme te kompanise. Me thirrje dhe pankarta ne duar ata kane kerkuar rishikim te reformes si dhe pagat e prapambetura. Fillimisht grupi i protestuesve eshte perqendruar ne nje rruge prane godines se Albpetrolit dhe me pas i eshte drejtuar portes kryesore.
Grupi i protestuesve gjithashtu ka kerkuar takim te menjehershem me drejtuesit e kompanise te cilet ashtu si dhe ne protesten e javes se kaluar nuk kane marre takim me naftetaret. Protestuesit kerkojne rishikim te reformes qe po aplikohet ne sektorin e naftes. Sipas tyre personat e prekur prej saj po goditen politikisht dhe per ta nuk po respektohen kriteret. Ata jane shprehur se nuk behet fjale se po dalim nga puna pasi do privatizohet kompania por ne po goditemi politikisht. Emrat tane ne listen e te shkurtuarve po i vendosin partiaket ne Fier e Patos te cilet po kerkojne me ngulm daljen tone nga puna- akuzojne naftetaret protestues.
Mes naftetareve te prekur nga reforma ne muajin qershor ka pasur edhe nga ata qe jane paralajmeruar se fundmi per nje gje te tille. Por naftetaret edhe pse te dale ne reforme nuk jane paguar ende prej kompanise ku kane qene te punesuar. Na nxoren nga puna dhe na mbajten edhe parate- keshtu kane akuzuar naftetaret. Protesta e se henes ka zgjatur per me teper se tre ore dhe eshte dashur nderhyrja e policise qe te largohej turma e protestuesve nga porta kryesore e kompanise. Policia private qe ruan Albpetrol-in ka kerkuar ndihmen e policise se rendit. Naftetaret jane larguar por sipas tyre do te vijojne reagimin me forma me te ashpra. Pritet qe brenda ketij viti te largohen nga puna afro 1600 naftetare.