fare nuk tha Guvernatori
Nuk na ndodh shpesh te degjojme Guvernatorin e Bankes Qendrore te shpreh mendimet e tij mbi ekonomine e vendit vec rastet e planifikuara kur botohen raportet periodike te bankes.
Keshtu qe fjala e mbajtur rishtazi kishte potencialin te ishte me peshe sidomos duke konsideruar qe vinte nga perfaqesuesi me i larte i njerit prej institucioneve te fundit teorikisht te pakten te pauzurpuara nga qeveria.
Ajo qe bie ne sy ne kete ligjerate eshte se guvernatori sthote asgje mbi krizen ekonomike te vendit dhe masat per ta luftuar ate. Ne fakt ne fjalimin e tij prej 2119 fjalesh nuk e permendi as edhe nje here te vetme fjalen krize.
E per te gjithe ata qe gabimisht e gjykojne heshtjen e guvernatorit si urtesi per te mos shkaktuar panik kujtojme se para se te menaxhoje emocionet e masave guvernatori duhet te shprehet qarte per politikat makroekonomike te Shqiperise. Kjo fillon nga pranimi publik qe Shqiperia eshte ne krize ekonomike recesionare dhe njekohesisht po goditet edhe nga parametra te rritur te inflacionit.
Kete veprim e kane bere me kuraje profesionale e qytetare homologet e tij ne vendet e tjera perfshire edhe ai amerikan te cilin guvernatori pati rastin ta degjoje te flase per krizen ne mbledhjen vjetore te Bankes Federale te Rezervave vetem dy jave me pare.
Guvernatori yne nuk ndjek te njejten rruge. Perkundrazi ne ligjeraten e tij fjalen krize e zevendesoi me shprehjen luhatshmeri afatshkurter e aktivitetit ekonomik nje shprehje qe sthote asgje sepse kriza e sotme e cila po zeron gjithe cfare eshte arritur ne Shqiperi per me shume se nje dekade nuk mund te konsiderohet nje luhatje e aktivitetit ekonomik. Nderkohe qe kohezgjatja e papercaktuar e saj nuk mund te konsiderohet si afatshkurter.
Por dua te ndalem tek ajo cfare guvernatori shpalos si identifikimin e tij unik mbi nevojen per nje model te ri ekonomik. Reagimi me instiktiv ndaj kesaj deklarate eshte pyetja se ku ka qene Guvernatori gjithe keto kohe sepse ka te pakten dy ose tre vite qe ekonomistet dhe ekspertet flasin e shkruajne per kete teme. Partia Socialiste e ka adresuar kete ceshtje edhe si pjese se programit te saj ekonomik.
Guvernatori konstaton se modeli i konsumit dhe i kreditimit te tepert eshte problematik dhe ka rezultuar ne mosproduktivitet te faktoreve te prodhimit. Ai ofron si teze alternative modelin e eksporteve si me te pershtatshmin per Shqiperine.
Po e nis analizen nga ato cfare guvernatori perdor si evidence e deshtimit te modelit te konsumit faktoret e prodhimit duke filluar nga mungesa e produktivitetit ne shfrytezimin e tokes dhe pasurive natyrore qe lidhet ngushte me problemet e pronesise.
Si mund te pritet qe trualli i paluajtshem te kete produktivitet kur ai nuk shfrytezohet pasi mbi te kane pretendime pronaret e periudhes se paradiktatures ata qe kane perfituar nga ligji 7501 dhe te vendosurit rishtazi te cilet jane kthyer ne pronare shpeshhere fale legalizimeve per efekte elektorale.
Per me teper si mund te pretendohet per rendiment kur ato pak toka me pronesi te qarte jane te shperndara e te copezuara pa asnje shans per shfrytezim efikas apo venie ne pune te teknologjive moderne. E imagjinoni dot fermerin te investoje ne traktore apo makineri te tjera kur 2 hektare toke i ka te copezuara ne 4-5 vendndodhje te ndryshme
Pyetja eshte cfare lidhje kane keto probleme monumentale te pronesise me modelin ekonomik te konsumit Asnje. Ato rezultojne nga kualiteti i ulet i ligjberjes moszbatimi i ligjit dhe keqmenaxhimi i vendit tema te cilat guvernatori i anashkalon.
Kapitali eshte nje tjeter faktor prodhimi i cili mes se tjerash sherben si ushqyesi per krijimin dhe zhvillimin e sipermarrjes. Ne Shqiperi aksesi i kapitalit perdoret si sinonim me kredimarrjen.
Format e tjera dhe me te medha te kapitalit qe variojne nga investimet private ne minoritet tek hedhja e aksioneve ne burse nga krijimi i bondeve te kompanive private e deri tek strukturat derivative jane thuajse mosekzistuese.
Prandaj para se te fajesohet kreditimi i tepert si pjese e modelit ekonomik - nje koncept alogjik - do te ishte me vend te analizohet perse bursa ekziston vetem ne leter dhe perse investitore vendas dhe te huaj hezitojne te sherbejne si burim kapitali.
Ne Shqiperi mungon edukimi ne mase mbi funksionimin e tregjeve financiare dhe konfidenca tek keto tregje.
Si rezultat i eksperiences se hidhur te skemave piramidale ne gjuhen e popullit ne u dogjem nga qulli dhe i fryjme kosit pasi u miratua nje ligj investimesh tejet limitues. Ky ligj nuk lejon as me baziken ekzistencen e klasave te ndryshme te aksioneve me preferenca dhe pergjegjesi respektive qe mundesojne mbrojne dhe inkurajojne investimin minoritar.
E shprehur ndryshe ne Shqiperi ose duhet te blesh minimalisht 51 te aksioneve te nje kompanie ose parate duhet ti mbash ne banke sepse si investitor minoritar nuk ke asnje mbrojtje mbi investimet.
Kapitali si faktor prodhimi meriton ne vetvete nje shkrim te dedikuar por nje gje eshte e sigurt se problemet ekzistuese nuk kane aspak te bejne me modelin ekonomik te konsumit. Faktor i trete i prodhimit jane burimet njerezore.
Si nje vend ku 40 e popullsise eshte nen moshen 30-vjecare Shqiperia duhet te kete nje avantazh konkurrues. Deri me sot ky avantazh nuk eshte realizuar pasi pagat perkundrejt aftesive jane te larta dhe forca e punes eshte e keqedukuar.
Shkaqet variojne nga problemet e lidhura me tranzicionin tek ndryshimi i sistemit arsimor dhe i permbajtjes se tij cdo dy vite tek ligjet qe mundesojne shkollimin si sipermarrje fitimprurese pa parametra garantues per kualitetin e mesimdhenies. Por serish keto probleme nuk kane te bejne me modelin ekonomik te konsumit.
Faktori i fundit sipermarrja private ekziston me bollek ne Shqiperi por ajo eshte e nderlidhur dhe shpeshhere e varur jo vetem nga qeverite ne fuqi por edhe nga faktoret e tjere te prodhimit te permendur me lart. Por edhe keto probleme nuk kane te bejne aspak me nje model ekonomik te konsumit.
E verteta e hidhur eshte se ne 20 vitet e fundit Shqiperia ka ecur kuturu pa nje model te mirefillte ekonomik duke shfrytezuar kalimin nga nje ekonomi e perqendruar ne nje ekonomi tregu dhe asgje me shume.
Kjo shpjegon edhe arsyet pse ekonomia shqiptare eshte rritur por nuk eshte zhvilluar - dy koncepte totalisht te ndryshme te cilat guvernatori i perdor si te barabarta ne ligjeraten e tij.
Shqiperia nuk mund te zhvillohet duke ndjekur nje model ekonomik eksportesh nje ide kryeministrore kjo rishtazi e adoptuar edhe nga guvernatori. Shqiperia nuk gezon pasuri e burimet natyrore masive qe mundesojne nje ekonomi eksportesh.
Ajo nuk ka as avantazhet ne kosto dhe masivitet popullsie. Edhe Kina qe i permbush e tejkalon kushte te tilla ka pasur model eksporti por gradualisht po adopton nje model konsumi.
Shqiperise i duhet nje model i guximshem zhvillimi jo thjesht nje ecje inkrementale me modelet tipike neoklasike. Vendit i nevojitet nje model i trete qe mundeson kapercimin e gjeneratave te zhvillimit per te mos ngelur gjithnje te fundit.
Njesoj e rendesishme Shqiperise i nevojitet edhe nje ekzekutim dhe menaxhim i mirefillte ne te gjitha nivelet ne qeveri ne ministri ne te gjitha institucionet perfshire dhe Banken Qendrore qe te garantoje zhvillim ekonomik e mireqenie.