E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fino komenton ndryshimet ne qeveri

Larje hesapesh keshtu e ka vleresuar ish-kryeministri socialist deputeti Bashkim Fino levizjen e fundit ne kabinetin qeverises ku duket se Ilir Meta ka zgjidhur ceshtjen Prifti.

Eumlshte nje levizje konjunkturale qe nuk vjen si pasoje e nje analize te thelluar per sa i perket qeverisjes dhe ceshtjeve te korrupsionit por qe vjen si pasoje e problemeve te brendshme te nje partie te koalicionit. Nese do te kishte te bente me analizen e vertete te qeverisjes atehere z.Berisha do duhet te kishte zevendesuar gjysmen e kabinetit per te cilen PS ka ngritur akuza te bazuara mbi fakte. Eumlshte pra nje larje hesapesh qe LSI ben me Dritan Priftin dhe kjo duket edhe te fjala e Berishes qe duke e cilesuar Priftin si nje nga ministrat me te mire kontraston me ate se cfare veprimi ndermori LSI-ja tha Fino ne nje prononcim per gazeten Shqip.

Ne nje gjykim politik ky veshtrim i nje perfaqesuesi te larte te opozites deshmon se levizjet e fundit jane te izoluara si problematike e qeverise dhe nuk do te ndikojne aspak ne riperkufizimin e aksioneve te PS-se.

Nje vote kunder kabinetit te ri eshte bere prezente nga ish-kryeministri socialist qe ka konfirmuar me kete rast te gjithe problematiken Prifti-Meta te trajtuar gjeresisht ne media.

Nje krize marredheniesh qe ka korrigjuar raportin e forcave ne Levizjen Socialiste per Integrim pa sjelle sipas Finos asnje reflektim ndaj akuzave te ngritura nga opozita.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›